Ali Ahmeti: Kjo komunë e sëmurë do një kirurg të suksesshëm si Bujar Osmani

Në një deklaratë të fortë dhe plot simbolikë, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka vlerësuar kandidaturën e Bujar Osmanit, duke e cilësuar si njeriun e duhur për të drejtuar një komunë që, sipas tij, “është e sëmurë dhe ka nevojë për një kirurg të suksesshëm”.

“Mendojë me vetëdije të plotë se Bujar Osmani ka legjitimitetin e plotë për ta udhëhequr këtë komunë të sëmurë. Dhe kjo komunë e sëmurë ka nevojë për një kirurg të suksesshëm, siç është Bujar Osmani,” – deklaroi Ahmeti, duke marrë duartrokitje nga të pranishmit.

Kreu i BDI-së theksoi se Osmani është simbol i përkushtimit, profesionalizmit dhe suksesit në çdo detyrë që ka marrë, dhe se ai është garanci për zhvillim, stabilitet dhe integrim të komunës në rrugën europiane. Shkruan Top24