BotaTopLajm

Al-Shara Putinit: Siria dëshiron t’i ridefinojë marrëdhëniet mes Moskës dhe Damaskut

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmad al-Shara sot në Moskë deklaroi se dëshiron “t’i definojë marrëdhëniet mes Damaskut dhe moskës, gjatë takimit të tij të parë me presidentin rus, Vlladimir Putin pas rrëzimit të Bashar al-Asadit në dhjetor, ndërsa Rusia ishte një prej aleatëve krsesorë”.

“Tentojmë ta kthejmë dhe ridefinojmë natyrën e re të këtyre marrëdhënieve në mënyrë që Siria të mund ta gëzojë pavarësinë e vet, sovranitetin e vet, si dhe integritetin e vet territorial, sigurinë dhe stabilitetin e vet”, tha Ahmad al-Shara gjatë takimit me Putinin në Kremlin si u transmetua në televizion.

Presidenti sirian, gjithashtu, i ceki “lidhjet e vjetra historike” dhe “interesat e prëbashkëta” të të dy vendeve.

Ai e theksoi faktin se një pjesë e furnizimit me ushqim të sirianëve varet nga prodhimi rus dhe se elektranat e shumta siriane varen nga ekspertiza ruse.

Presidenti rus, Vlladimir Putin e priti mysafirin e tij në Kremlin. I përshëndeti “lidhjet e thella që i bashkojnë Rusinë dhe Sirinë” dhe shfaqi shpresë për zgjerim të atyre lidhjeve.

Takimi e cekë dëshirën e Rusisë përtë vendosur lidhje funksionale me udhëheqësinë e re siriane dhe të sigurojë bazë ushtarake në vend, theksojnë mediumet amerikane.

“Gjatë tërë këtyre dekadave, çdoherë kemi qenë të udhëhequr vetëm nga një gjë: interesat e popullit sirian. Me të vërtetë kemi lidhje shumë të thella me popullin sirian”, tha Putin.

Asad ishte aleat u Rusisë, ndërsa intrervenimi i Rusisë për ta mbështetur para një dekade e ndryshoi rrjedhën e luftës siriane, duke e mbajtur Asadin në pushtet deri në rrëzimin e tij të shpejtë në dhjetor të vitit 2024.

Rusia, e cila u fokusua në luftimet në Ukrainë dhe mbajti vetëm një kontigjent të vogël ushtarak në Siri, nuk tentoi ta kundërshtojë ofenzivën kryengritëse, por i dha Asadit azil kur ai u largua nga vendi.

Një zyrtar i Qeverisë siriane, i cili deshi të mbetet anonim, sot për mediumet franceze deklaroi se gjatë këtij takimi të parë me Putinin, presidenti sirian do të kërkojë nga Moska ta dorëzojë liderin e rrëziar Bashar al-Asad, i cili ndodhet në kryeqytetin rus.

Gjatë vizitës, presidenti sirian duhet të bisedojë edhe për çështje lidhur me investimet, çka do të ndodhë me bazat ruse në Siri dhe armatimin e armatës siriane, deklaroi i njejti burim qeveritar.

Baza detare në Tartus dhe baza ajrore Hmejmim, të cilat ndodhen në brigjet mesdhetare të Sirisë, janë pikat e vetme zyrtare ruse ushtarake jashtë ish-Bashkimit sovjetik.

Moska i shfrytëzoi ato baza në masë të madhe gjatë intervenimit në luftën qytetare siriane në vitin 2015, kur e mbështeti Bashar al-Asadin dhe i bombardoi rajonet nën kontroll të kryengritësve, shkruajnë mediumet franceze.

Edhe pse ishin në anë të kundërta gjatë luftës qytetare, sunduesit e rinj në Damask patën qasje pragmatike në raportet me Moskën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close