Rute paralajmëroi masa shtesë të NATO-s për luftën kundër dronëve

NATO do të ndërmarrë masa shtesë për përballje me dronët rusë, për çka po testohen sisteme të reja të integruara për luftë kundër caqeve në hapësirën ajrore, paralajmëroi sot sekretari i prëgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit të minsitrave të mbrojtjes në Paktin Veriatlantik.
“Do t’i zgjerojmë dhe përshpejtojmë përpjekjet tona me numër të madh të masave shtesë për luftë kundër dronëve. Mendoj se ky është shembull i qartë për bashkëpunim të shpejtë dhe efikas që e mundëson NATO”, tha Rute.
Ai paralajmëroi se qëllimi i këtyre sistemeve të itnegruara është të ndihmojnë për zbulimin, ndjekjen dhe neutralizimin e kërcënimeve ajrore dhe për përballje me kërcënimet hibride.
Sipas tij, paralelisht me këto sisteme, NATO do të vazhdojë edhe me zhvillimin e mekanizmave për ndarje të aftësive mes aleatëve.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s vlerësoi se sulmet e kohëmëparshme të dronëve në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të Aleancës paraqesin sjellje “të pandërgjegjshme dhe të papranueshme”, por porositi se aleatët nuk duhet ta ekzagjerojnë aftësinë e Rusisë.
Ai në konferencën për shtyp paralajmëroi edhe se në takimin e sotëm ministror mbi gjysma e vendeve anëtare dhanë premtim se do të marrin pjesë në programin për blerje të armëve dhe municionit amerikan për nevojat e Ukrainës.
Ai shtoi se, megjithatë, nuk mund të hyjë në hollësi për atë se çka është dërguar po nuk është dërguar në Ukrainë, popr se bëhet fjalë për atë që vendit t’i parashttrohen sisteme unikate të cilat janë të domosdoshme.



