
Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi ka qëndruar në Kodrën e Diellit nga ku nëpërmjet një videoje ka sjell pamjet e mjerueshme të kësaj pike të rëndësishme turistike të Tetovës.
Rrugë të shkatërruara, pa asfalt, ndërtime pa leje adekuate dhe pa plan përkatës, këto janë disa nga dukuritë devijuese që ndodhin për momentin në Kodrën e Diellit.
Rexhepi premton se kjo do të marrë fund më 19 tetor, njofton Top24
“Në Kodrën e Diellit nuk është realizuar asnjë projekt apo investim serioz.
Një pjesë e rrugës drejt vikend-shtëpizave u ndërtua me financim të vetë pronarëve, ndërsa punimet për rrugën e dytë hyrëse nisën pa plan, pa projekt dhe pa asnjë procedurë ligjore për eksproprijim!
Ky është një shembull tipik i mashtrimit dhe improvizimit që përbën vepër penale dhe tregon injorancën institucionale të udhëheqësisë aktuale në ikje.
Më 19 tetor i japim fund improvizimeve dhe vjen koha e llogaridhënies!
#BashkëPërTetovën
“, shkruan Rexhepi.



