LajmeMaqedoni

Pas plagosjes reagon mjeku Shaini: Nuk kam armiqësi politike me askënd! Nuk kam hak ndaj askujt

Pulmologu Zekirija Shaini ka reaguar për herë të parë pasi u plagos gjatë ditës së djeshme në Kumanovë. Shaini thotë se rasti në fjalë nuk ka të bëjë me veprimtarinë e tij politike, ndërkaq bën apel deri te organet e rendit që të zbardhin rastin.

“Falënderimet i takojnë vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë. Të nderuar familjarë, miq e shokë, Dje u godita në pabesi nga persona të maskuar. Dua t’ju siguroj se unë nuk kam hak ndaj askujt, e as nuk i kam prekur kujt familjen apo nderin — për këtë e kam dëshmitar vetëm Zotin. Jemi në periudhë fushate zgjedhore, por nuk dua që kjo ngjarje të marrë ngjyrime politike. Nuk kam armiqësi politike me askënd. Lus organet e rendit që ta zbardhin këtë rast sa më shpejt që të jetë e mundur.
Aktualisht, për shkak të gjendjes sime psikofizike, nuk mund të pranoj vizita.
Edhe njëherë, ju falënderoj nga zemra secilin veç e veç për kujdesin, respektin dhe përkrahjen që më keni treguar. InshaAllah shihemi së shpejti, më të fortë se kurrë”, ka shkruar mjeku Zekirija Shaini.

Related Articles

Back to top button
Close
Close