
Sali Berisha ka kandiduar Florian Binajn për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Kreu i Partisë Demokratike e vlerësoi aktorin si një personalitet me reputacion të gjerë, duke theksuar se tek ai “qytetarët e Tiranës gjejnë më shumë se kushdo tjetër përfaqësimin e tyre të vërtetë”.
Ai u bëri thirrje aleatëve opozitarë dhe qytetarëve të Tiranës që ta mbështesin kandidaturën e Binajt, duke e cilësuar atë si një zgjedhje që “i bën nder çdo qytetari”.
Binaj do të kandidojë përballë Manastirliut të socialistëve për Bashkinë Tiranë.
Sozia e Ramës i futur nën lëkurën e këtij të fundit por këtë radhë në versionin blu, është strukur në sqetullën e partisë dhe shpreson se do të shndërrohet në idhullin e tij në profesion, në jetën reale.



