
Të dhënat dhe analizat cilësore dhe të sakta janë kyçe për sjelljen e politikave kredibile me të cilat mirëmbahet stabiliteti makroekonomik. prandaj, Banka popullore vendimete veta çdoherë i bazon në dëshmi të fuqishme të bazuara në hulumtime të hollësishme epirike, analiza statistikore dhe të dhëna cilësore që e mirëmbajnë dhe prëforcojnë kre4dibilitetin e saj, ndërkaq në kohë të paqartësive globale dhe krizava të shumta të njëpasnjëshme, mu kredibilitteti i fuqishëm paraqet veglën më të fuqishme për realizim të suksesshëm të qëllimeve të politkës monetare, porositi sot guvernatori Trajko Sllaveski në paraqitjen e tij të rregullt në konferencën vjetore “Hulumtime aplikuese ekonomike: rruga drejt strategjive optimale nacionale dhe politikave në kohë turbulente” që e organizon Asociacioni ballkanik i ekonomistëve në ekonomi aplikative në bashkëpunim me Fakultetin ekonomik – Shkup pranë USHCM dhe Lidhje4s së ekonomistëve të Maqedonisë.
Sllaveski foli për hulumtimin anketues të Global central banking rreth prioriteteve kryesore të bankave qendrore, bazamenteve operative dhe aktiviteteve të tyre hulumtuese në periudhën në vijim.
Në fokus të hulumtimeve janë edhe transformimi digjital, përfshirë edhe vendosja e valutave digjitale të cialt gjithnjë e më masivishjt po bëhen pjesë e strategjive të bankave qendrore.
Guvernatori theksoi se sjellja e vendimeve tëbazuara në dëshmi është e domosdoshme që bankat qendrore ta kryejnë me sukses funksionin e vet në kompleksitetin e ekonomive të sotme, posaçërisht në kushte të epizodeve të inflacionit të lartë, transformimeve të shpejta ekonomike, paqartësisë së madhe dhe dezintegrimit gjeo-ekonomik.
Në fjalimin e vet Sllaveski porositi edhe se Banka popullroe punon me përkushtim dhe në vazhdimësi për përgatitjen e hulumtimeve dhe analizave të ardhshme dhe gjithpërfshirëse, të cilat paraqesin një prej faktorëve kryesorë gjatë sjelljes së vendimeve me të cilat mirëmbahet stabiliteti i përgjithshëm makroekpnomik dhe financiar i vendit.



