
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së edhe sonte ka bërë thirrje për veting në radhët e gjyqësorit dhe politikës, njofton Top24
Ai tha se janë të pabaza akuzat se gjykatësit dhe prokurorët aktual janë të BDI-së, duke thënë se janë zgjedhur nga VMRO dhe LSDM-ja.
“Ka edhe nga koha e komunizmit”, tha Ahmeti.
Prandaj ne kërkuam veting, tha Ahmeti duke kërkuar që të futen në skaner të gjithë politikanët.
“Le të nisin nga unë, me zotëri Selën, por aman i treti le të jetë Mickoski e Zoran Zaevi”, tha Ahmeti.



