
Çmimet mesatare të aranzhmaneve turistike në BE në gusht të këtij viti janë rritur për 2,5 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, informoi Agjencia Evropiane e Statistikave – Eurostat.
Kur bëhet fjalë për aranzhmanet turistike vendase të gushtit, ato u rritën për 6,8 për qind në nivel vjetor, ndërsa ato të huaja për 1,6 për qind.
Për krahasim, në maj të këtij viti, çmimet e aranzhmaneve turistike u rritën për 1,7 përqind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Të dhëna të tilla tregojnë një zbutje në rritjen e çmimeve për aranzhmanet turistike, duke marrë parasysh se në vitin 2024 dhe tremujorin e parë të vitit 2025, shtrenjtimet e ofertave në nivel vjetor nën 7,0 për qind u regjistruan vetëm vitin e kaluar në korrik dhe në mars të këtij viti.
Sipas vendeve, rritja më e lartë e çmimeve të aranzhmaneve turistike në nivel vjetor muajin e kaluar u regjistrua në Estoni për 39,5 për qind, pastaj vijojnë Bullgaria me 23 dhe Danimarka me një rritje çmimesh prej 12 për qind.
Rënie në çmimet e aranzhmaneve turistike në gusht në nivel vjetor u regjistrua vetëm në tre vende anëtare të BE-së: Belgjikë prej 7,0 për qind, Suedi prej 5,6 për qind dhe Spanjë prej 0,1 për qind.



