LajmeMaqedoni

Fillon Asambleja e 80 e Përgjithshme e OKB-së në Nju Jork, Tramp hap Debatin e Përgjithshëm, Siljanovska do të flasë të enjten

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork sot fillon Asambleja e 80-të e Përgjithshme. Nën moton “Më mirë së bashku: 80 vite e më shumë, për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”, liderët botërorë do t’i paraqesin qëndrimet e tyre për sfidat globale.

Presidenti amerikan Donald Trump do ta hapë Debatin e Përgjithshëm, ndërsa në ditën e parë do të flasin edhe presidenti brazilian da Silva, ai i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dhe francez Emmanuel Macron.

Këshilli i Sigurimit do të diskutojë për luftën në Ukrainë, me prani të pritur të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Maqedoninë do ta përfaqësojë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, e cila do të flasë të enjten.

Related Articles

Back to top button
Close
Close