LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi : Takim me Misionin e OSCE-ODIHR në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për kryetar komune në Tetovë nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhpi, ka realizuar takim me Ambasadorin Matteo Mecacci, Sheila Jaghab dhe Giuliano Salis nga misioni i OSCE-ODIHR në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24.

Sot realizuam një takim të frytshëm me Ambasadorin Matteo Mecacci, znj. Sheila Jaghab dhe z. Giuliano Salis nga misioni i OSCE-ODIHR në Maqedoninë e Veriut.
Diskutuam mbi rëndësinë e një procesi zgjedhor të lirë dhe demokratik, ku respektohet e drejta themelore për votë të lirë, pa presione dhe shantazhe politike.
Siguruam Ambasadorin Mecacci dhe ekipin e ODIHR-it se si Aleanca Kombëtare për Integrim do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar një fushatë të qetë, të zhvilluar në frymën e tolerancës, një garë të lirë dhe të ndershme, si dhe një proces zgjedhor demokratik.
Vullneti i qytetarëve është i pacënueshëm dhe i patjetërsueshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close