LajmeMaqedoniTopLajm

Erkan Arifi: Në Likovë, fitorja jonë do të jetë e bindshme

Kandidati i AKI-t për kryetar të Likovës, Erkan Arifi ka shprehur falënderime për numrin e madh të pjesëmarrësve në hapjen e shtabit të AKIt në Likovë, njofton Top24

Ai tha se pjesëmarrja e madhe, bëri që hapja e shtabit të shndërrohet në tubim. Sipas tij, kjo është dëshmi që në Likovë, fitorja e AKI-t do të jetë e bindshme.

“Hapja e Shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Likovë u shndërrua në tubim madhështor”

Të nderuar struktura dhe aktivistë të Aleancës Kombëtare për Integrim – Dega Likovë, ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj kaq të madhe dhe për kohën që keni ndarë sonte për të qenë bashkë.Prezenca juaj masive, edhe para se të nisë zyrtarisht fushata, dha mesazhin më të qartë: në Likovë, fitorja jonë do të jetë e bindshme.
Prandaj ju ftojmë të gjithëve që platformën dhe vizionin tonë ta përcjellim në çdo shtëpi e në çdo familje të komunës, sepse me këtë bashkim të shqiptarëve, fitojmë të gjithë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close