LajmeMaqedoniTopLajm

IA në shkolla, infrastruktura digjitale me paterica

Një raport i Revizionit konstaton se pavarësisht se 96.99 për qind e popullsisë – është e mbuluar me rrjet 5G dhe mbi 68 për qind e familjeve kanë akses në rrjete fikse me kapacitet shumë të lartë, Maqedonia ende nuk disponon me infrastrukturë digjitale moderne dhe gjithëpërfshirëse, e cila është parakusht për përdorimin e inteligjencës artificiale

Së shpejti pritet që mësuesit të fillojnë trajnimin për projektin “Shkollat ​​e Shekullit 21”, i cili është planifikuar të fillojë zbatimin në janar të vitit të ardhshëm. Nxënësit do të mësojnë mjetet e inteligjencës artificiale (IA) dhe sigurisë kibernetike në mësimdhënie, si dhe zbatimin e kodimit Kështu ka informuar ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, sipas të cilit, faza e parë pilot e projektit tregoi se mësuesit janë shumë të kënaqur me funksionimin dhe qasja ishte gjithashtu e pranueshme për nxënësit.

“Mendoj se si mësuesit ashtu edhe nxënësit janë të gatshëm që ngadalë, mjet pas mjeti, të arrijnë përdorimin e plotë të inteligjencës artificiale. Por ne po shkojmë hap pas hapi. Drejt fundit të vjeshtës, do të fillojmë të punojmë me mësuesit dhe në fillim të janarit me shkollat, së pari në zonat rurale. Paralelisht, sa i përket inteligjencës artificiale, po miratojmë strategjinë kombëtare të TIK-ut. Mendoj se do të miratohet nga qeveria deri në fund të vjeshtës. Një nga shtyllat kryesore është IA, që do të thotë se do të kemi një plan veprimi dhe kornizë të veçantë për miratimin e saj, së pari në sektorin publik dhe më pas në sektorin privat”, theksoi Andonovski.

Nga ana tjetër, një raport i Revizionit konstaton se pavarësisht se 96.99 për qind e popullsisë është e mbuluar me rrjet 5G dhe mbi 68 për qind e familjeve kanë akses në rrjete fikse me kapacitet shumë të lartë, Maqedonia ende nuk disponon me infrastrukturë digjitale moderne dhe gjithëpërfshirëse, e cila është parakusht për përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Edhe përkundër paralajmërimeve, parku teknologjik në Shkup ende nuk është ndërtuar, ndërsa iniciativat ekzistuese mbeten të papërfunduara. Kjo tregon nevojën urgjente për investime në infrastrukturë që do të mundësojnë zbatimin e sigurt, të besueshëm dhe efikas të teknologjive të reja, në përputhje me rregullativën evropiane dhe objektivat strategjike për transformimin digjital”, thuhet në raport.

Disponueshmëria e kufizuar e të dhënave të hapura (Open Data), koordinimi i dobët me trupat ndërkombëtarë dhe përgatitja e ulët institucionale paraqesin pengesa serioze për zhvillimin e inteligjencës artificiale në shtet. Edhe pse në vitin 2018 është vendosur Portali për të Dhëna të Hapura, ai nuk funksionon nga fillimi i vitit 2025. Për shkak të mosfunksionimit të portalit dhe mungesës së një kontakti të caktuar me Open Data Europe, vendi nuk është përfshirë në raportet zyrtare për Open Data Maturity për vitet 2023 dhe 2024. Sa i përket gatishmërisë për përdorimin e IA-së në sektorin publik, ekzistojnë më shumë hulumtime dhe renditje. Indeksi Global për Përdorimin e Përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale (GIRAI), për Evropën Juglindore, vendi ynë renditet në vendin e 6-të nga 9 shtetet e vlerësuara. (koha.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close