Bota

Kryengritje në burgun në Ekuador, 14 të vrarë dhe 14 të lënduar

Kryengritja në burgun në pjesën jugore të Ekuadorit, e shkaktuar nga përleshjet mes bandave rivale, përfundoi me 14 viktima dhe edhe 14 të lënduar, kumtoi shefi i policisë.

Policia informoi se të burgosur kanë vrarë një rojtar dhe kanë rrëmbyer nëpunës policorë. Një pjesë e të burgosurve kanë arritur të ikin, por deri tani 13 prej tyre janë kapur, deklaroi shefi i policisë Uiliam kale për rrjetin televiziv “Ekuavisa”.

Burgjet ekuadoriane në vitet e kaluara shpesh janë skenë e përleshjeve të përgjakshme mes bandave të lidhura me tregtinë me drogë, me qindra të burgosur të vrarë në dekadën e fundit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close