Donald Trump sulmon ashpër yllin e NBA, LeBron James sepse sipas tij tregoi mungesë respekti ndaj himnit amerikan gjatë ekzekutimit të tij.
‘Është një turp. Duhet të kërkosh ndjesë-shkruante presidenti amerikan në rrjetin e tij social ‘Truth Social’ ku publikoi edhe një video ku legjenda e basketbollit amerikan shfaqej duke imituar lëvizjet e lojës së golfit gjatë himnit përpara ndeshjes mes New York Knicks dhe Philadelphia 76ers
‘Teksa dëgjon himnin tonë kombëtar, LeBron James tregon mungesë respekti ndaj vendit tonë-vijonte Trump në postimin e tij-e kam thënë që në fillim, nuk vlen për asgjë, është një turp total. LeBron James duhet t’i kërkojë ndjesë të gjithë luftëtarëve dhe heronjve amerikanë që kanë vdekur për flamurin amerikan dhe për gjithçka që vendi ynë përfaqëson’
LeBron James në video, përveçse ‘stërvitet’ me gjuajtjen swing të golfit, shfaqet edhe duke kryer gjuajtjen e tij me kërcim në basketboll, një sjellje kjo që në rrjetet sociale u kritikua edhe nga shumë tifozë të NBA dhe tani erdhën edhe fjalët e ashpra të Shefit të Shtëpisë së Bardhë
Kujtojmë se në 2024, LeBron James mbështeti Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale, në të kaluarën e përkufizoi Trump si ‘të mjerë’ dhe manifestoi si për vrasjen e George Floyd dhe atë të Breonna Taylor. ‘Vajzat afroamerikane janë njerëzit më pak të respektuara në tokë. Premtoj se do të bëj më të mirën time që të ndryshoj të gjithë këtë-kishte shkruar LeBron James në Tëitter duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj faktit që nuk pati ngritje akuzash ndaj 3 agjentëve të përfshirë në çështjen Taylor që u vra nga policia në shtëpinë e saj.


