LajmeMaqedoni

Sekretariati për Kulturë në BDI: Politika diskriminuese të VMRO-DPMNE në kulturë

Ata përmendin ndërtimin e Universales, Teatrit të Dramës në Shkup, rikonstruksionin e kinos “Partizan” në Manastir, rikonstruimin e Çarshisë së Gjevgjelisë, hapjen e kompleksit “Maqedonsko Selo”, obnova e Muzeut të Ujit në Ohër dhe projektin në Pllaoshnik.

Me këtë verifikohen politikat të diskriminimit etnik në kulturë. Në asnjë prej këtyre projekteve nuk është përfshirë kultura shqiptare, as institucionet shqiptare. Shqiptarët janë lënë jashtë, të padukshëm dhe të përjashtuar nga investimet publike.

Teatri i Tetovës është ndalur dhe i lënë në harresë.

Galeria e Gostivarit mbetet e braktisur.

Ansambli muzikor shqiptar po shuhet për mungesë mbështetjeje.

Kjo nuk është “kujdes për kulturën”, por është politikë e selektuar etnikisht, ku maqedonasit marrin miliona euro investime, ndërsa shqiptarëve u mbyllen dyert e institucioneve.

VMRO-DPMNE e përdor kulturën si mjet për të thelluar ndarjet, për të përjashtuar shqiptarët dhe për të ruajtur monopolin etnik mbi resurset publike. Kjo është fytyra e vërtetë e tyre, diskriminim në mes të ditës, mohimi i barazisë dhe zhvillimit të kulturës shqiptare.

Ne e denoncojmë këtë politikë të padrejtë dhe kërkojmë që shqiptarët të mos trajtohen më si qytetarë të dorës së dytë, por të kenë qasje të barabartë në çdo projekt kulturor të financuar nga buxheti i shtetit.

Vleni ka hallin e shpëtimit të karierrës së liderve të tyre në nivel lokal, ndërsa Vleni-i, në nivel qendrorë është total në margjina të politikave shtetërore, andaj përgjigja me 19 në tetor duhet të jetë gjithëpopullore kundra kësaj qeverisje antishqiptare!

Sekretariati Kulturës i Bashkimit Demokratik për Integrim

Related Articles

Back to top button
Close
Close