Dueli i peshës super të mesme mes meksikanit Canelo Alvarez dhe franko-kanadezit Christian Mbilli është ende në program për t’u zhvilluar më 31 tetor në Riad të Arabisë Saudite, pavarësisht problemeve me sigurinë të ditëve të fundi.
Kjo përballje është e vlefshme për titullin WBC në peshën super të mesme që mbahet nga Mbilli. Aeroporti “King Khalid” në Riad është bombarduar ditët e fundit, në kuadër të konfliktit që po zhvillohet në Lindjen e Mesme.
Pavarësisht këtyre rreziqeve, gjithçka duket se do të vazhdojë sipas planit. Mbilli nuk tërhiqet dhe promotori i tij, Camille Estephan, deklaroi për “Sky Sports”: “Christian do të mbërrijë në Arabinë Saudite siç është planifikuar”.
“Kam besim të plotë se dueli do të zhvillohet dhe se Mbilli do ta mbajë brezin e tij duke e rrëzuar Canelo nga froni, në dashtë Zoti“, tha ai. Ky është një duel tejet i rëndësishëm edhe për Canelo.
Do të jetë ndeshja e tij e parë që kur Terence Craëford e mundi atë, në një paraqitje spektakolare në vitin 2025. Kur Crawford u tërhoq nga sporti, titujt në peshën super të mesme mbetën pa zotërues.
Mbilli është i pamposhtur; ai fitoi brezin e përkohshëm WBC (pesha 76 kg) pasi mundi Maciej Sulecki. Ai e ruajti titullin pas një barazimi me Lester Martinez vitin e kaluar. Më pas, statusi i tij u ngrit në atë të kampionit të plotë botëror, pasi Crawford e la titullin vakant.
Superylli meksikan Canelo, i cili synon të rikthehet me fitore dhe të rimarrë titullin e tij të mëparshëm, ka boksuar më parë në Riad, ku fitoi me vendim unanim ndaj Ëilliam Scull.


