
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon përshpejtim të procesit drejt hapjes së kapitujve të negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, ka kërkuar Arbër Ademi nëpërmjet një press konference për media, njofton Top24
Ai ka bërë të ditur se kjo kërkesë është edhe nevojë për largimin e obstruksioneve drejt realizimit të interesit strategjik të vendit – anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“BDI gjithmonë do të qëndrojë në anën e qytetarëve dhe të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut, si e vetmja rrugë që garanton stabilitet, siguri dhe zhvillim për të gjithë”, tha Ademi.



