
Kandidati për kryetar komune të Çairit nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani i shoqëruar nga Skender Rexhepi dhe Abdulselam Selami sonte u pritën në lagjen e Osmanit ku ishte organizuar një pritje madhështore nga i madh e i vogël të cilët nuk kishte sallë e vend që i nxen, shkruan Top24
Nga aty ku nisi gjithçka. Nga lagjja ime, rrënja ime, vendi ku mora frymëzimet e para. Sot, para njerëzve të mi, pashë sërish se pse ia vlen çdo betejë. Energjia, #besimi dhe #rezistenca që buron nga ky vend më japin bindjen se e ardhmja e Lëvizjes për Çairin e Ri është e ndritur.
Sonte mora më shumë se duartrokitje. Mora besimin dhe dashurinë tuaj. Dhe me këtë forcë, e di se rruga jonë është e drejtë, sepse #bashkë kemi diçka më të madhe se çdo pengesë, shpresën për një Çair më të mirë.





