BotaLajme

Italia ndjek Spanjën, Tajani: Ne mbështesim sanksionet kundër ministrave ekstremistë izraelitë

Pas Spanjës, edhe Italia është pro sanksioneve ndaj Izraelit dhe disa ministrave hebre të qeverisë aktuale.

“Vendimet e qeverisë Netanyahu kanë tejkaluar prej kohësh kufijtë e një përgjigjeje proporcionale, duke shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare humanitare. E diskutova këtë edhe këtë mëngjes me kryeministren Meloni” – u shpreh ministri i jashtëm italian Tajani.
“Lidhur me sanksionet, të cilat Komisioni Evropian do t’u propozojë Shteteve Anëtare në Këshill, ne vazhdojmë të mbështesim fuqimisht çdo masë të re kundër Hamasit. Dhe ne jemi në favor të miratimit të sanksioneve të mëtejshme kundër kolonëve të dhunshëm dhe atyre ministrave që kanë marrë qëndrime të papranueshme si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor” – thuhet më tej në deklaratën e zëvendëskryeministrit italian, Antonio Tajani në Senat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close