
Kandidati për kryetar komune në Tetovë nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhpini shoqëruar nga të rinjtë sot ka vizituar tregun tradicional të qytetit në lagjeb Arabati Baba Teqe, shkruan Top24
🙌Vizitë në tregun tradicional të së enjtes te Arabati Baba Teqe.
Tetova prej moti e ka zakon ditën e enjte si ditë tregu. Sot, bashkë me të rinjtë nga lista e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën, vizituam shitësit dhe biseduam me ta për sfidat e tyre të përditshme, por edhe për vizionin tonë për një Tetovë më të organizuar, me më shumë hapësirë për ekonominë vendore dhe për njerëzit e punës.
#BashkëPërTetovën ✅























