LajmeMaqedoniTopLajm

Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët

Këto politika, i ngjajnë politikave të fundviteve 80’, ku sistemi i atëhershëm promovonte të drejta për të gjithë përmes përfaqësuesve “të ndershëm” pa legjitimitet, e në veçanti për shqiptarët.

“Epilogun të gjithë e dimë se çfarë ndodhi. Prandaj pyetja është e qartë: A mendoni se do ti manipuloni shqiptarët që të votojnë ata që përfaqësojnë VMRO-në dhe ‘botën serbe’? Ne jemi të qartë: shqiptarët nuk i nënshtrohen padronëve të VMRO-së. Shqiptarët kanë votën e tyre, kanë dinjitetin e tyre dhe e kanë dëshmuar se nuk shiten. Kjo qeveri monoetnike, bashkë me fasadën e tyre elektorale të quajtur VLEN, në thelb ndan një qëllim: të bllokojë avancimin e shqiptarëve, të relativizojë sakrificat tona dhe të bëjë kthim pas në të drejtat tona. Ndaj është e domosdoshme që shqiptarët të jenë të bashkuar, të qartë dhe të vendosur”, tha Ajdari, sipas të cilës, vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare.

“As VMRO, as Levica, as ‘bota serbe’ nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët. Vetëm qytetari shqiptar me votën e tij të lirë! Dhe këtë shqiptarët do ta dëshmojnë fuqishëm më 19 tetor”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close