
Sekretari organizativ i ASh-Taravari, Gadaf Uzairi përmes një postimi i është përgjigjur Mickovskit:
Mickoski si duket e do skenën politike sipas qejfit të vet, veçanërisht tek shqiptarët. Ai kërkon “shqiptarë të mirë” sipas standardeve të tij.
Gabim! Kjo nuk ndodh, kurrë s’ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë. Shqiptarët nuk i nënshtrohen lojërave të askujt,veçanërisht kur dikush mundohet t’i nënshtrojë.
Këto janë politika të së kaluarës dhe të dështuara.
Ne qëndrojmë me dinjitet dhe krenari përballë këtij nënshtrimi politik që mundohet të instaloj te shqiptarët!




