
A është bërë ajvari luks?! Çmimi një kilogrami të specit të kuq që përdoret për ajvar është nga 50 deri në 60 denarë. Tregtarët çmimin e konsiderojnë të volitshëm, po shitje po kanë pak. Shitja nuk është më si më përpara. Sa ishte ekipi i TV21 në tregun e Tetovës, blerës kishte pak.
Blerësit thonë se do të përgatisin ajvar, por më pak. Sipas tyre, për rrogat që kanë – çmimet janë të larta, por edhe pa ajvar nuk bën.
Për të përgatitur ajvar për një familje, mesatarisht duhet 50 kilogram speca, që do të thotë rreth 3000 denarë. Nëse kësaj i shtohen edhe afër 300 denarë për domatet e zeza, 5 litra vaj 500 denarë, si dhe harxhimi i drurit apo rrymës, del se për 28-30 kavanoza me ajvarit nevojiten së paku 4500 denarë./TV21



