LajmeMaqedoniTopLajm

Ambasadori shqiptar Meidani në Dibër takon kryetarin Hekuran Duka

Dibrën e ka vizituar Ambasadori i Republikës të Shqipërisë, Denion Meidani. Kabineti i kryetarit të Komunës Dibër ka informuar se Ambasadori i Shqipërisë ka patur takim me kryetarin e komunës, Hekuran Duka. “Kënaqësi dhe nder i veçantë të kem pasur fatin të njoh dhe të bashkëpunoj me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në RMV, z. Denion Meidani”, thekson kryetari i Komunës së Dibrës në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai më tej i ka shprehur mirënjohje ambasadorit për vizitën.

“Me shumë përgjegjësi dhe përkushtim, Ambasadori po e kryen misionin e tij diplomatik, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Takimet tona kanë qenë frytdhënës dhe inspiruese, ndaj i shpreh mirënjohje dhe respekt për punën dhe vizionin e tij. Z. Maidani e ka shndërruar Dibrën në një qendër e cila vizitohet nga shumë ambasadorë të tjerë dhe kjo padyshim do të sjell benefite për Dibrën dhe dibranët”, thekson kryetari i Dibrës, Hekuran Duka dhe vlerëson se dibranët janë falënderues për punën e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close