LajmeMaqedoniTopLajm

Edhe Fushë Tophana me Bujar Osmanin

Mbështetje të madhe i kanë dhënë kandidatit të AKI-t për kryetar të Çairit, Bujar Osmani edhe në KV Fushë Tophanë, njofton Top24.

Osmani pas kësaj pritje u shpreh se kjo dëshmon se çairasit përkrahin frymën e bashkimit.

“Mbështetje mbresëlënëse nga KV Fushë Tophana! Ky takim na dëshmon edhe një herë se qytetarët e Çairit janë pro Lëvizjes për Çairin e ri, ndryshimin e madh. Energjia dhe entuziazmi i njerëzve të zakonshëm, që besojnë në një të ardhme më të mirë, po shndërrohet në forcën kryesore të Lëvizjes për Çairin e ri.

‼️Ky është mesazhi më i qartë se shpresa ka marrë formë dhe është kthyer në një realitet të prekshëm.
Lëvizja për Çairin e ri nuk është thjesht një iniciativë politike është zëri i popullit, është fryma e bashkimit dhe vendosmërisë për ta kthyer Çairin në vendin që meriton të jetë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close