
Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, edhe njëherë ka dëshmuar se mbështetja për biznesin vendor dhe promovimi i produkteve tradicionale është një nga prioritetet e tij.
Gjatë një vizite në fshatin Vicë, Rexhepi u ndal në restorantin “Shija Fshatit”, ku u prit me mikpritje nga vendasit dhe u shërbye me ushqime tradicionale të zonës.
“Shija fshatit është unike, dhe kjo pasqyron pasurinë tonë kulturore e kulinare. Jam mirënjohës për njerëzit bujarë e punëtorë që me mundin e tyre ruajnë dhe promovojnë traditën”, u shpreh Rexhepi.



