
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, sot ka zhvilluar një takim me bartësin e listës dhe të gjithë kandidatët për këshilltarë komunal. Në njoftimin e bërë publik bashkë me fotografi, Kasami e ka quajtur këtë listë si “listë të rinisë dhe të shpresës”, duke theksuar se së bashku do të vazhdojnë ndryshimin për zhvillimin e qytetit.
Por ky paraqitje e Kasamit është shoqëruar me kritika, pasi shumë e kanë parë si kopje të modelit të prezantimit të kundërkandidatit të tij nga Aleanca dhe Lëvizja për Ndryshim, Bajram Rexhepi, i cili ditë më parë doli në një konferencë për media në të njëjtën formë – me bartësin dhe kandidatët për këshilltarë. Kjo ka hapur debat nëse Kasamit po i mungon vizioni i qartë për Tetovën dhe nëse, përballë presionit elektoral, është duke përsëritur idetë e rivalit të tij politik.



