LajmeMaqedoniTopLajm

Denion Meidani në drekë miqësore me kryetarin e Dibrës, Hekuran Duka

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një drekë miqësore me kryetarin e Dibrës, Hekuran Duka.

Në këtë takim, ambasadori vlerësoi përkushtimin dhe maturinë e Dukës në drejtimin e bashkisë, si dhe projektet e realizuara që, sipas tij, kanë lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e Dibrës.

Meidani theksoi gjithashtu bukurinë natyrore dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ka Dibra, duke nënvizuar se kjo trashëgimi duhet të zbulohet e të zhvillohet më tej, për të sjellë përfitime konkrete për banorët dhe rajonin.

Njoftimi i plotë i ambasadorit Denion Meidani:

“Drekë miqësore me kryetarin Hekuran Duka 🤝
Hekuran Duka është një prej atyre drejtuesve që punon me përkushtim dhe maturi. Një dibran i vërtetë, ai ka realizuar projekte që kanë lënë gjurmë — disa prej të cilave kam pasur kënaqësinë t’i çojmë përpara së bashku.
Dibra ka një bukuri që të rrëmben pa zhurmë: 🏔️ male që prekin qiellin, 🌊 lumenj që rrjedhin si kujtime, 🏡 fshatra që ruajnë shpirtin e kohës dhe një potencial të jashtëzakonshëm që meriton të zbulohet e të zhvillohet më tej. ✨
#Dibra #Bashkëpunim #Trashëgimi #Zhvillim #Miqësi #Diplomaci”

Related Articles

Back to top button
Close
Close