
Drejtori i Institutit për Paqe dhe Siguri në Kosovë Burim Korqa, në emisionin e mëngjesit në televizionin nacional Klan Kosova ka deklaruar që SHBA-të janë garantues kryesor i territorit të Republikës së Kosovës deri sa pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të për Kosovën krijon perceptim publik se rrezikohet qasja e sigurisë në Kosovë
‘Shtetet e Bashkaura të Amerikës janë shtete që garantojnë sigurinë në Kosovë, përmes KFOR, përmes qasjes në NATO dhe Bondsteel. SHBA-të asnjëherë nuk kanë folur për ndryshim të territorit të Kosovës. Ata janë integruesi kryesor i territorit të Kosovës’ – theksoi i pari i Institutit për Paqe dhe Siguri në Kosovë.
Mes tjerash Buim Korqa deklaron: ‘Perceptimi publik nga pezullimi i dialogut strategjik të SHBA-ve ndaj Kosovës ndikon keq, sepse qytetarët e shohin ushtrinë amerikane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një siguri për të qëndruar dhe vazhduar me jetuar dhe ndërtuar vendin. Është sinjal që ndikon psikoligjikisht te qytetarët. Ju e dini që një numër i madh të rinjve me liberalizimin e vizave janë larguar nga Kosova për shkaqe ekonomike dhe jo të sigurisë. Mirë po tani mund të ndodh nga frika që po e humbasim mbështetjen amerikane mund të ikin edhe për shkaqe sigurie. Ky është ndikim i madh psikologjik. Pezullimi i dialogut dërgon sinjal të madh te publike, sepse qytetarët e Kosovës nuk ndien të sigurte pa mbështetjen amerikane’



