
Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë ndaj Real Sociedad në ndeshjen e vlefshme për javën e katër në La Liga.
Golin për 0:2 e shënoi mesfushori, Arda Guler.
Lojtari turk shënoi në minutën e 44’të, pas një asisti të bukur nga Mbappe.
Kujtojmë që skuadra madrilene ka mbetur me një lojtar më pak në fushë, pasi Huijsen është ndëshkuar me karton të kuq direkt.



