
Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në komunën Gazi Babë, saktësisht në fshatin Trubarevë, ku është përfshirë nga flakët një fabrikë plastike. Në vendngjarje ndodhen njësitë zjarrfikëse të Shkupit, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa situata po ndiqet nga afër.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) doli me njoftim zyrtar për këtë rast:
“Përmes numrit për thirrje urgjente E-112 është marrë një raportim për një zjarr të madh në Komunën Gazi Babë, saktësisht në fshatin Trubarevë, ku digjet një fabrikë për produkte plastike. Njësitë e Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit janë në vendngjarje dhe po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit. Situata po ndiqet.”



