LajmeMaqedoniTopLajm

Xhevrie Tule, pianistja që do të pushtojë botën

Po konsiderohet si një yll në ndriçim, që do të shkëlqejë gjithë botën së shpejti.

Kjo është Xhevrie Tula, pianistja nga Struga që do të nis studimet për piano në MUK në Vienë, njofton Top24

Atë sot e takoi ish ministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së, Jeton Shaqiri në aeroport në Vien.

✈️ Sot, rastësisht në aeroport, në rrugën për në Wien, takova një talent të jashtëzakonshëm strugan – Xhevrie Tule.
Ajo nis studimet për piano në MUK – Music and Arts Private University of Vienna, një ndër universitetet më të njohura botërore. 🎼✨
Xhevrie nuk na bën krenarë vetëm ne struganët, por gjithë trojet shqiptare. 🇦🇱
Mbani mend këtë emër – një super talent që sapo ka filluar rrugëtimin e saj artistik drejt skenave të mëdha ndërkombëtare. 🌍👏
🌟 Ky është një shembull i bukur që tregon se me pasion, përkushtim dhe punë të palodhur, ëndrrat nuk kanë kufij.
Le të shërbejë si motivim për çdo të ri e të re shqiptare që beson në talentin e vet dhe guxon të ndjekë rrugën e dijes e të artit.
I uroj Xhevries shumë suksese në këtë kapitull të ri – jam i bindur se do të shkëlqejë! 🙌“, shkruan Shaqiri.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close