LajmeMaqedoniTopLajm

Deklaratën që nënshkroi Kuvendi, Rexhepi-Zejd: Është vetëm një fletë bosh pa kurrfarë rëndësie

Skender Rexhepi nga Fronti opozitar evropian, i cili mori fjalën i pari, tha se nuk do ta mbështesë deklaratën, duke vlerësuar se është vetëm një fletë boshe që nuk ka kurrfarë rëndësie në jetën praktike për arsye se pikat që i përmban nuk kanë kurrfarë lidhje me realitetin, duke bërë të ditur mes tjerash se “ka njerëz që do të humbasin në zgjedhjet, të cilët inskenojnë incidente ndërfetare mes shqiptarëve”.

“Nëse heshtim për këtë, si mendojmë se do të kemi zgjedhje korrekte dhe demokratike. Opinioni duhet ta ketë të qartë se me këtë vendim Kuvendi ka nevojë për fushatë zgjedhore dhe në këtë drejtim i dënon gjuhën e urrejtjes, por ditëve të fundit ka thirrje publike për dhunë, diskriminim e madje edhe luftë me shqiptarët”, tha Rexhepi, duke vlerësuar se nuk ka dënim nga institucionet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close