LajmeSport

Thiago Alcantara kthehet te Barcelona

Pas më shumë se 12 vjetësh pasi u largua nga Barcelona si futbollist profesionist në drejtim të Bayern Munichut, Thiago Alcantara është kthyer te skuadra nga Katalunja, por me rol të ri.

Ish-mesfushori do të jetë asistent i trajnerit Hansi Flick.

Puna e Thiagos do të fokusohet në taktikat dhe përgatitjet në stërvitje, ndërsa “do të jap kontribut me eksperiencën dhe vizionin për ta pasuruar punën në ekipin aktual”, ka njoftuar Barcelona në komunikatën zyrtare.

34-vjeçari e ka nisur punën të enjten.

Ai i luajti 235 ndeshje për Bayernin, 100 ndeshje i pati me Barcelonën dhe 98 paraqitje i kishte me Liverpoolin.

Thiago Alcantara është shtatë herë fitues i Bundesligës dhe katër herë fitues i Kupës gjermane me Bayern Munichun. Me bavarezët e fitoi edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Related Articles

Back to top button
Close
Close