
Analisti politik Sefer Selimi ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të BESA-s, Bilall Kasami dhe deputetit Adnan Azizi. Ai vlerëson se pas qortimit publik të kryeministrit Hristijan Mickoski, dy zyrtarët shqiptarë janë detyruar të shpikin mënyra të reja për të treguar patriotizëm, duke përdorur, siç thotë ai, narrativa të rrezikshme.
“Siç duket, pasi Mickoski i qortoi publikisht dhe ua ndaloi të merren me tema kombëtare, duke i udhëzuar të flasin vetëm për bekatonka e kanalizime, Bilall Kasami dhe Adnan Azizi u detyruan të shpikin “zgjidhje kreative” për të treguar patriotizëm. Tani akuzojnë se:
– shqiptarët paskan paguar vojvodët që t’i rrahin shqiptarët;
– ndërsa myslimanët paskan planifikuar të djegin një xhami në Kodrën e Diellit për të nxitur konflikt ndërfetar.
Këto janë metoda e propagandë e njohur, të cilat dikur i përdorte një organizatë që mbante emrin famëkeq UDB.
Pyetja është e qartë:
A janë këta sot viktimë e propagandës së tillë, apo vegla që e ushqejnë atë? Mos bre burra, pak dinjitet dreqi e martë…” ka shkruar analisti Sefer Selimi



