
Apeli i MPJD’së vjen pas arrestimeve të fundit nga autoritetet serbe. Dje është arrestuar edhe një qytetar i Kosovës nga Serbia, për çka MPJD ka thënë se i ka njoftuar edhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it.
Ministria ka bërë thirrje edhe për reagim nga bashkësia ndërkombëtare ndaj këtyre arrestimeve.
“MPJD gjithashtu nënvizon nevojën urgjente për reagim nga ana e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj praktikave represive të autoriteteve serbe, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut



