
Komisioni kërkon që gërmimet në terren të shoqërohen me të dhëna nga arkivat e institucioneve të Serbisë, për saktësimin e vendndodhjes së varrit masiv dhe sigurimin e provave të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Në njoftim, theksohet se vlerësimet në terren do t’i kryejnë përfaqësues të Delegacionit të Republikës së Kosovës, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutit për Mjekësi Ligjore.
“Dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre mbetet një plagë e hapur për shoqërinë tonë. Çdo hap drejt zbardhjes së vërtetës është një hap drejt drejtësisë, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në njoftim.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe këmbëngulje deri në zbardhjen e plotë të fatit të secilit person të



