
Të nderuar bashkëvendas dhe ju banorë te Karshiakës
-Me propozim dhe mbështetje të aktivit politik të Ash-së,perfaqësues dhe aktivistë të koalicionit AKI ju informojë se më është mveshur një detyrë dhe obligim shumë me vlerë për mua-te jem bartës i listes nga kualicioni AKI për Keshillin e Komunës së Studeniçanit.
-Do të jetë nder dhe privilegj për mua të jem përfaqësues i juaji në këshillin komunal.Së bashku me kandidatin tonë për kryetar të komunës z.Ejub Abazi-një kanidat me CV të pastër dhe vizion te qartë për një te ardhme më të mirë,një komunë më funksionale, më transparente dhe më afër qytetarëve.
Ne sot e tutje do të kerkojmë mbështetjen e juaj,jo me premtime boshe po me vullnet dhe dëshirë për të krijuar kushte më të mira për jetesë për të gjithë neve,ne jemi pjesë e perditshmërisë suaj,ndajmë bashkë gëzimet,e bashkë përballemi me vështirësite,e ndjejmë të njejtën nevojë për një jetë më të mirë,ajo që ju mungon juve na mungon edhe neve sepse edhe ne jemi pjesë e kësaj bashkësie,e kësaj familje që e quajmë Komunë.
Ne jemi të hapur për ju,do tju vizitojmë e do tju mirëpresim në hapësirat tona,që të bashkëbisedojmë e të kerkojmë dhe gjejmë zgjidhje për problemet me të cilët ballafaqohemi e të krijojmë kushte më të mira për një jetë më normale.
I Juaji Avdil Imeri-bartës i listes nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim për Këshillin e Komunës së Studeniçanit



