
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhep në kuadër të takimeve me banorët e malësisë së Sharrit sonte ndaloi në fshatin Gajre ku i prit krahë hapur, me zemër e bujari nga banorët e Gajres. Rexhepi dëgjoi hallet e banorëve që lidhen me ujin e pijshëm, ndërtimi i rrugës që lidhë xhaminë me shkollën, dhe përfshirjen e Gajres në planin urbanistik, shkruan Top24
Ata theksuan mungesën e ujit të pijshëm, çështjen e legalizimeve, përfshirjen e Gajres në planin urbanistik dhe ndërtimin e rrugës që lidh xhaminë me shkollën. U ngrit edhe nevoja për ndriçim publik, punë për të rinjtë, rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe rregullimin e 3 hyrjeve dhe daljes për fshatin.
Gjithashtu, banorët kërkuan kujdes për të moshuarit dhe përmirësimit të shërbimeve sociale.




