Bajram Rexhepi së bashku me të rinjtë në rrugën e butiqeve për të dëgjuar nga afër hallet dhe sfidat me të cilat përballen
9 Shtator, 2025
Less than a minute
Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi i shoqëruar nga rinia e AKI-së në Tetovë sot kanë vizituar rrugën e butiqeve duke parë dhe dëgjuar nga afër idetë dhe sfidat me të cilat përballet kjo lagje duke premtuar se do t’i jep fokus të veçanrë stimulimit të këtyre veprimtarive, që mbajnë gjallë ekonominë lokale dhe ruajnë traditën në qytetit tonë, shkruan Top24
#Bashkë me të rinjtë e Aleancës Kombëtare për Integrim, sot ishim në Rrugën e Butiqeve, zemra e artizanatit dhe e bizneseve të vogla në Tetovën e vjetër. Vizituam dyqane, punëtori dhe u takuam me qytetarë që na pritën me ngrohtësi dhe me shumë interes për të dëgjuar ofertën tonë për Tetovën, por edhe për të ndarë idetë dhe sugjerimet e tyre që të bëhen pjesë e programit tonë zhvillimor.
Në këtë lagje tipike të qytetit shihen qartë vlerat dhe tradita e Tetovës, por njëkohësisht edhe sfidat e përditshme të bizneseve. Do t’i japim fokus të veçanrë stimulimit të këtyre veprimtarive, që mbajnë gjallë ekonominë lokale dhe ruajnë traditën në qytetit tonë.