LajmeMaqedoniTopLajm

E majta: Igor Janushev me tender prej një milion euro do t’i paguajë mitingjet e VMRO-DPMNE-së

Qeveria e Mickoskit, e cila po humb mbështetje me shpejtësi, gjatë kësaj periudhe përmes ryshfetit agresiv parazgjedhor po i shfrytëzon të gjitha resurset shtetërore për të shpëtuar kolltukët e funksionarëve të saj. E Majta ka zbuluar një tender skandaloz, i nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i qeverisë, i amnistuar, Igor Janushev, ku nën pretekstin e një marrëveshjeje për përkthim simultan, një milion euro nga paratë publike do të shpenzohen për organizimin e mitingjeve të shtrenjta të VMRO-DPMNE-së, thonë nga E Majta.

– Tenderin skandaloz prej një milion eurosh e ka fituar kompania nga Strumica “SM ART VIZ ART DOOEL” (në pronësi të Petar Bozhinov), ku në specifikim qartë thuhet se merret me qira pajisje për zërim, mikrofona, mikroporta, monitorë, ndriçim, makina tymi, projektorë – pra, pajisje të plota për organizim të mitingjeve partiake. Është e qartë se shërbimi qeveritar nuk ka asnjë nevojë racionale për marrjen me qira të pajisjeve kaq të shtrenjta për organizimin e ngjarjeve dhe se këto para shtetërore do të përfundojnë në mënyrë të paligjshme për organizimin e fushatës parazgjedhore të partisë më të pasur në Evropë!

Sipas të Majtës, është skandaloze që Prokuroria Publike po hesht përballë kësaj keqpërdorjeje të dukshme parazgjedhore të resurseve shtetërore dhe nuk nis asnjë procedurë. Për më tepër, është e dukshme se metodat totalitare të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së përsëri e kanë kapur Komisionin Antikorrupsion, i cili, në vend që të ndjekë sjelljen e institucioneve shtetërore gjatë periudhës parazgjedhore, është shndërruar në dorë të zgjatur të partisë së Mickoskit.

Shpenzimi i pamëshirshëm i gati një milion eurove para publike nga qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski është dëshmi e qartë për abuzimin më arrogant të resurseve shtetërore për qëllime partiake. Në vend që të përdoren për shkolla, spitale dhe nevoja reale të qytetarëve, po shpenzohen shuma milionëshe që VMRO-DPMNE të shpëtojë rejtingun e saj, pas një viti menaxhimi katastrofal të pushtetit, thuhet në komunikatën e të Majtës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close