Sport
Kosova e befason Suedinë pas pjesës së parë, 2-0 në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës po luan ndaj asaj të Suedisë në “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” po fitojnë 2-0 ndaj kombëtares suedeze, pas 45 minutëshit të parë në Prishtinë.
Golin e parë e shënoi mesfushori Elvis Rexhbeçaj, në minutë e 26-të, shkruan “Gazeta Express”.
Goli erdhi pas një dalje të shpejt nga Kosova në kundërsulm, duke e ekspozuar tërësisht mbrojtjen e mysafirëve.
Kosova e pati edhe një mundësi të mirë në minutën e dhjetë, me Albion Rrahmanin që nuk shënoi nga afërsia, pas një kundërsulmi pothuajse të njëjtë.
Kjo ndeshje po luhet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.(GazetaExpress)



