
Shefi i shtabit të përgjithshëm të AKI-së, Faton Ahmeti sot ka takuar anëtarët e degës së Petrovecit ku së bashku janë dakorduar që për shef shtabi të zgjidhet Tahir Livareka i cili po ashtu do të jetë edhe UD kryetar i degës në këtë komunë, shkruan Top24
Pata kënaqësi të pres një grup anëtarësh të BDI-së nga dega e Petrovecit.
Në një atmosferë bashkëpunuese dhe mirëkuptimi, u dakorduam që z. Tahir Livareka të caktohet U.D. Kryetar i Degës dhe Shef i Shtabit Komunal.
Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm në organizimin e strukturave tona në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, ku Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) hyn e bashkuar, me vizion të qartë dhe program fitues për të ardhmen.



