
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Bashkimi Demokratik për Integrim paralajmëron opinionin publik se projekti i prezantuar sot nga kandidati i VLEN-it, Izet Mexhiti, për “fasadat energjetike” është asgjë më shumë se një mashtrim i ricikluar për fushatë, kopje e fjalëve boshe të dhëna nga ai dhe Visar Ganiu në dy zgjedhjet e kaluara.
E para: Në vitin 2021 Visar Ganiu premtonte “Komunë të Gjelbër” me çati energjetike. Asgjë nuk u realizua. Sot, Mexhiti del me të njëjtën skemë, vetëm duke e ndryshuar emrin – nga çatitë tek “fasadat energjetike”. Pra, jo vizion, por kopjim i dështimeve të veta.
E dyta: Ligji kërkon që çdo ndërtesë të ketë Këshill të banorëve ose Menaxher të çertifikuar. Në Çair, 99% e ndërtesave nuk i plotësojnë këto kushte. Mexhiti e di këtë, por mashtron me vetëdije.
E treta: Izet Mexhiti fsheh faktin më thelbësor: vetëm 30% e shpenzimeve mbulohen nga Komuna, ndërsa 70% bien mbi shpatullat e qytetarëve. Për një fasadë prej 20.000 euro, secila familje duhet të paguajë rreth 2.000 euro. Një barrë e papërballueshme për shumicën e familjeve në Çair.
Përveç kësaj, procedurat burokratike janë të stisura dhe të pamundura: deklarata noteriale, vërtetime nga Regjistri Qendror, fotografi, llogari bankare, nënshkrime masive të banorëve. Një rrjet i qëllimshëm pengesash që e bën projektin praktikisht të parealizueshëm.
Në fakt, gjithçka është e qartë: Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu mendojnë për tenderat, jo për qytetarët. Banorëve u ofrohen premtime boshe, ndërsa për dy mandate nuk u realizua asgjë.
Qytetarët e Çairit meritojnë zgjidhje reale, të përballueshme dhe projekte që bëhen, jo mashtrime elektorale të radhës.
BDI fton qytetarët të mos bien pre e këtij mashtrimi politik. Çairi ka nevojë për zhvillim të drejtë dhe të ndershëm, jo për riciklim të dështimeve!
Të bashkangjitur ua dërgojmë linkun:



