EkonomiLajmeMaqedoni

LSDM kërkon rritjen e shumës për shujtën studentore në 160 denarë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një konference për shtyp të organizuar nga Forumi Rinor Socialdemokrat (SDMM) ka kërkuar rritjen e shumës së shujtës studentore nga 140 në 160 denarë.

Kryetari i SDMM-së, Trajçe Stojçevski, deklaroi se studentët janë lënë pas dore nga Qeveria aktuale dhe se përballen çdo ditë me rritjen e shpenzimeve të jetesës.

“Kur menytë shtrenjtohen më shpejt se shujta, çdo vit pa ndryshime është realisht një shkurtim. Studentët nuk kërkojnë luks, por një shujtë dinjitoze dhe kushte elementare për jetë dhe studim”, theksoi Stojçevski.

Nga LSDM kujtojnë se herën e fundit shuma e shujtës u rrit në vitin 2023, nga 120 në 140 denarë, por që nga ajo kohë çmimet e ushqimeve janë rritur dukshëm. Për këtë arsye, SDMM kërkon një zgjidhje sistemore – indeksim automatik të shumës sipas çmimeve të ushqimit ose formulë të qartë për përshtatje vjetore.

Sipas opozitës, prioritet i qeverisë duhet të jenë studentët, e jo, siç thonë ata, “lukset e funksionarëve”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close