Bota
Ndryshime të mëdha në Qeverinë britanike, Lammy bëhet zëvendëskryeministër

David Lammy është zgjedhur zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe dhe ministër i Drejtësisë, si pjesë e ndryshimeve në Qeverinë britanike të Keir Starmerit pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner.
Rayner u dorëhoq pasi pranoi se ka paguar më pak taksa se që duhej për pronën e re. Ajo akuzohej se ka shmangur pagësë prej rreth 40 mijë funtesh.
Yvette Cooper do ta zëvendësojë Lammyn si Sekretar i Jashtëm.
Shabana Mahmood, si ministre e deritashme e drejtësisë, do të kalojë në Ministrinë e Brendshme.



