LajmeMaqedoniTopLajm

Deputeti Salih Murat: Mocionet e mia për Ligjin e të Huajve u refuzuan, por lufta jonë do të vazhdojë

Deputeti i Frontit Evropian, Salih Murat, ka bërë të ditur se sot në Kuvend ka prezantuar mocionet e tij për Ligjin për të Huajt, i cili është në shqyrtim në lexim të dytë. Ai tha se përmes këtyre propozimeve kishte për qëllim përmirësimin e versionit aktual të ligjit, duke e bërë atë më të saktë dhe më funksional nga pikëpamja kushtetuese dhe juridike, njofton Top24

Sipas Muratit, ndryshimet e tij u bazuan në të drejtën vendore, ndërkombëtare dhe atë krahasuese, por megjithatë u refuzuan me shumicë votash nga ministri dhe deputetët, pa dhënë, siç tha ai, asnjë argument ligjor apo alternativë.

“Lufta jonë do të vazhdojë. Do të punojmë më shumë, do të lëmë gjurmë dhe sundimi i ligjit do të mbizotërojë në Maqedoni, në dashtë Allahu”, theksoi deputeti i Frontit Evropian, Salih Murat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close