
Paulo Dybala, në pritje të rikthimit në stërvitje me Romën, është bërë “viral” falë një reklame që ka thyer rekordet e shikueshmërisë. “La Joya” është pjesë e fushatës “La Shell, la de todos” (“Shell, për të gjithë”), duke reklamuar stacionet e karburantit në fjalë.
Regjisorja Carolina Wood shpjegoi: “Rrëfejmë histori të vërteta që lidhen me njerëzit. Kjo bëri që mesazhi i Dybala të përcillej shpejt dhe me sukses”.
Rezultati ka qenë i jashtëzakonshëm.
Në vetëm dy javë, reklama është bërë “virale” duke arritur mbi 20 milionë shikime dhe u shndërruar në fenomen ndërkombëtar.



