
Taktika juridike e partisë demokratike për të ndryshuar mandatet dhe zvarritur mbledhjen e Parlamentit të ri dështoi.
Përplasja për standardin e shpërndarjes së mandateve nga KQZ u reflektua dhe në vendimmarrjen e trupës që u nda 3 me 2.
Vendimmarrja ndonëse nuk ishte unanime nuk lëvizi asnjë deputet. 83 mandatet qeverisë të Edi Ramës morën vulën e kolegjit zgjedhor ndërsa partia demokratike akuzoi trupën gjyqësorë për standard te dyfishte duke kërkuar shkrirjen e kësaj gjykate.
Rrëzima i i padisë së Partisë Demokratike që kundërshtonte shpalljen e rezultatit final nga komisioni rregullator i hap rruge presidentit Bajram Begaj që të dekretojë datën e mbledhjes se parlamentit të ri menjëherë pasi në tryezën e tij të shkoje vendimi i zbardhur i kolegjit zgjedhor.



